Një person ka dorëzuar në një bankë private në Pejë dy kartëmonedha me vlerë nga 500 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Kartëmonedhat janë sekuestruar ndërsa i dyshuari është në kërkim.
“Rr. Mbretëresha Teutë. Pejë 29.09.2022 – 14:30. Ankuesja kosovare, zyrtare në një bankë private, ka njoftuar policinë se ka pranuar nga një klient dy kartëmonedha në vlerë nga 500 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Kartëmonedhat janë sekuestruar ndërsa i dyshuari është në kërkim”, njofton Policia.