×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pejë: Gruaja doli në iftar me kolegë të punës, burri s’e lejon të kthehet në shtëpi- ky i fundit arrestohet nga policia

    Insajderi
    31 March 2024 - 09:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një i dyshuar është arrestuar nga Policia e Kosovës në Pejë pasi ia ka pamundësuar rikthimin në shtëpi bashkëshortes së tij.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, bashkëshortja e tij kishte raportuar se kjo kishte ndodhur pasi ajo kishte dalë në iftar me kolegë të punës, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Pejë 30.03.2024-20:50.  Viktima femër kosovare ka raportuar se pasi kishte dal me koleg të punës për të ngrënë iftar, kur ishte kthyer në shtëpi, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar nuk e ka lejuar që të hy në shtëpi”, thuhet në njoftimin e PK’së.

    Për këtë, i dyshuari pasi është arrestuar, është intervistuar e më pas liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark