Pejë: Një burrë bie në gropën ku po hapej bunari, s'dihet gjë për gjendjen e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pejë: Një burrë bie në gropën ku po hapej bunari, s’dihet gjë për gjendjen e tij

    Insajderi
    28 September 2025 - 16:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka rënë në një gropë ku po hapej një bunar në Lypeniq të Pejës përgjatë së dielës, teksa nuk dihet ende asgjë për gjendjen shëndetësore të tij.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se thellësia e gropës ka qenë e madhe.

    Ngjarja ka ndodhur në afërsi të varrezave të fshatit Lybeniq, të dielën rreth orës 14:00.

    Rreth orës 14:30 minuta, Policia është njoftuar nga një qytetar se në fshatin Lybeniq, gjersa kanë qenë duke u zhvilluar punimet për hapjen e një bunari, në afërsi të varrezave të fshatit, ka rënë një person”, ka bërë të ditur Gashi.

    Ai ka shtuar se lidhur me viktimën nuk dihet asgjë ende, meqë s’është nxjerrë nga gropa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark