Një person ka përfunduar në spitalin e Pejës gjatë së mërkurës, pasi dyshohet se u rrah me një mjet të fortë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 12:26, policia është njoftuar nga emergjenca e spitalit se janë duke trajtuar një person të lënduar. Sulmi dyshohet të jetë bërë me një mjet të fortë. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe është duke e trajtuar rastin. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe më pas do të dhurojë deklaratën mbi rastin” deklaroi Gashi.
Sipas tij, viktima pas trajtimit mjekësor do të ftohet në stacionin policor për të kuptuar se sa persona kanë qenë në atë rast.
Hetimet lidhur me rastin kanë filluar, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Pejën.