Insajderi
Lajme

Pejë: Policia shpall në kërkim një të dyshuar për tri vepra penale

Insajderi
12 February 2026 - 10:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pejë: Policia shpall në kërkim një të dyshuar për tri vepra penale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në Ligjin për publikimin e fotos sё personit të kërkuar, me autorizimin e Prokurorisë Themelore nё Pejё, ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët, për identifikimin dhe lokalizimin e një të dyshuari.

Sipas policisë, i dyshuari në fjalë është i kërkuar për veprat penale “Mashtrim”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Legalizim i rremë”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për ata që kanë informacione, policia apelon të lajmërojnë në 192, 080019999, 039432327 ose në adresën elektronike [email protected]


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark