Insajderi
Lajme

Pejë: Qytetari e çon në stacion të policisë kuletën me 335 euro në të

Insajderi
22 July 2024 - 11:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pejë: Qytetari e çon në stacion të policisë kuletën me 335 euro në të
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një qytetar me inicialet F.S. ka dorëzuar kuletën me para dhe dokumenta personale në Pejë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ku njofton se në to ndodheshin 335 euro, 20 dollarë dhe kartela bankare e dokumente personale.

“Me datën 21.07.2024, në Stacionin Policor në Pejë, ka ardhur qytetari, F.S. i cili ka sjellë një kuletë të cilën e kishte gjetur në rrugën “Vllazёria Tabaku” në Pejë. Në Kuletë kishte të holla dhe dokumente personale:
-Treqind e tridhjetë e pesë euro, e njëzetë pesë cent (335.25) Euro, njëzetë (20) dollar Amerikan, kartela bankare dhe dokumente personale”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Policia e Kosovës ka shprehur falënderim për qytetarin për veprimin e bërë dhe “nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark