Një person dyshohet se ka vrarë nënën e tij në një fshat të Pejës, ka raportuar sot Sinjali, duke u thirrur në burimet nga Prokuroria e Pejës.
Gazeta Insajderi ka telefonuar në adresën e policisë së Pejës por deri tani nuk ka konfirmim rreth rastit.
Insajderi ka dërguar pyetje edhe në Prokurori, por deri në publikimin e tekstit nuk është pranuar asnjë përgjigje.