Pengmarrësit e aeroplanit me 118 udhëtarë janë përkrahës të Gaddafit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pengmarrësit e aeroplanit me 118 udhëtarë janë përkrahës të Gaddafit

    Insajderi
    23 December 2016 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një avion i një linje të brendshme në Libi i nisur nga qyteti Sebha me destinacion Tripolin, u mor peng nga dy persona dhe u detyrua që të ulet në një aeroport të Maltës.

    Në bordin e avionit besohet se janë të paktën 118 persona. Ka raportime se mes pasagjerëve ndodhen edhe disa përfaqësues të Asamblesë Kombëtare të Libisë, organ legjislativ i ngritur pas rrëzimit të Muamar Gaddafit.

    Autorët e pengmarrjes mësohet se janë dy persona mbështetës të Gaddafit, të cilët të armatosur me granata dore kanë bërë thirrje për lirimin Saif al Islam, djali i ish-kolonelit të rrëzuar me armë.

    Pengmarrësit kanë kërcënuar se do të hedhin në erë mjetin nëse nuk u plotësohen kërkesat e tyre. Por fati i Saif al Islam mbetet një mister. Djali i Gaddafit u raportua se është liruar nga burgu në muajin korrik, por ende nuk ka asnjë të dhënë për të.

    Ndërkohë, forca të shumta të sigurisë malteze kanë bërë rrethimin e mjetit fluturues dhe po përpiqen që të vendosin kontakte me pengmarrësit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark