Qytetarët e Budvës janë mbledhur për ta penguar ambasadorin e Serbisë Vlladimir Bozhoviq të vendosë kurorë lulesh në pllakën përkujtimore për “çlirimtarët serb”.
Gazeta malazeze “Vijesti” lajmëron se Qeveria e Malit të Zi dje ka dërguar letër proteste Qeverisë së Serbisë për shkak të paralajmërimit të vendosjes së kurorës.
Siç konfirmon gazeta, Bozhoviqit nuk do t’i lejohet të vendosë kurorë në pllakën përkujtimore.
Të tubuarit kanë brohoritur “Mali i Zi nuk do të jetë bregu i detit serb”.
Policia është në vendin e ngjarjes, në mënyrë që të mos vjen deri te ndonjë incident./Insajderi.org.