Insajderi ka raportuar për një incident në fshatin Bellopojë të Podujevës.
Ketë incident e ka konfirmuar edhe Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë Nijazi Jashari i cili tha se gjashtë personat e dyshuar janë intervistuar, se çfarë vendimi do të merret me ta e vendos Prokurori.
“Ata persona janë duke u intervistuar. Se a do te ndalohen, apo arrestohen, këtë e vendos Prokurori” i ka thënë Insajderit Njiazi Jashari.
Lidhur me këtë incident ka reaguar edhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë të cilët kanë thënë se disa persona tentuan të ndalojnë imamin për të kryer namazin e xhumasë.
Ata persona kanë paralajmëruar paraprakisht bashkësinë islame se do te ndalojnë imamin për të kryer xhumanë.