Është pensionuar anesteziologu Ukshin Ismaili i cili ka punuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.
Ismaili ka qenë një ndër anesteziologët e parë në Kosovë pasi ka specializuar në vitin 1988.
Ai ka udhëhequr me Spitalin e Gjilanit për disa vite pas luftës, ndërsa ka qenë edhe ushtrues detyre i drejtorit për disa muaj gjatë vitit 2021.
Pensionimi i Ismailit ndodh në kohën kur spitalet publike në Kosovë po përballen me numër të vogël të anesteziologëve. Shumë prej tyre po e lënë sektorin publik për të kaluar në privat për shkak të kushteve më të mira financiare. /Gazeta Shneta/