Pentagoni: Dy ndihmës në sulmet në Paris janë vrarë në Siri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pentagoni: Dy ndihmës në sulmet në Paris janë vrarë në Siri

    Insajderi
    14 December 2016 - 08:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pentagoni thotë se nga një sulm me aeroplan pa ekuipazh, të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Siri, janë vrarë tre liderë të Shtetit Islamik (SI), që ishin të involvuar në komplotin e sulmeve të jashtme, përfshirë dy persona, të cilët ndihmuan në sulmet në Paris në vitin 2015.

    Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, tha mbrëmë vonë se këta tre militantë “punonin së bashku për komplot dhe lehtësim të sulmeve kundër caqeve perëndimore në kohën e sulmit”.

    Zoti Cook tha se ata po lëviznin me një automjet në bazën e Shtetit Islamik, në Raka, më 4 dhjetor.

    Sipas tij, dy personat e vrarë – shtetasi francez, Salah-Eddine Gourmat, dhe shtetasi i Belgjikës, Sammy Djedou, ishin të involvuar në lehtësimin e sulmeve në Paris, më 13 nëntor të vitit 2015. Nga këto sulme janë vrarë 130 vetë, shkruan rel.

    Zëdhënësi Cook tha se militanti i tretë i vrarë ishte francezi, Walid Hamman, që ishte planifikues i sulmeve vetëvrasëse dhe ishte dënuar në mungesë në Belgjikë për një komplot terrori, i zbuluar në vitin 2015.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark