Pentagoni bëri të ditur se PYD-së, degës së organizatës terroriste të PKK-së në Siri, i ka dërguar armë këmbësorie, municion dhe pajisje.
Zëdhënësi i Pentagonit, major Adrian Rankine Galloway ka konfirmuar se ShBA-ja i kanë dërguar PYD-së armë dhe municion.
“Konfirmoj se strukturave kurde të Forcave Demokratike Siriane u kemi dërguar armë këmbësorie, municion dhe pajisje”, tha Galloway për Anadolu Agency.
Ai nuk deshi të saktësojë për sasinë e armëve dhe municionit.
Rikujtojmë se presidenti amerikan Donald Trump në fillim të muajit maj urdhëroi Pentagonin që në kuadër të operacionit në Rakka, t’i jepen armë dhe pajisje PYD-së.