Pentagoni largon 1,000 ushtarakë transgjinorë pas vendimit të Gjykatës Supreme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pentagoni largon 1,000 ushtarakë transgjinorë pas vendimit të Gjykatës Supreme

    Insajderi
    09 May 2025 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duke u dhënë 30 ditë kohë për vetëlargim atyre që ende nuk janë identifikuar hapur si trangjinorë, Pentagoni ka nisur largimin e rreth 1,000 ushtarakëve të identifikuar.

    Ky hap vjen pas vendimit të Gjykatës Supreme e cila i lejoi administratës Trump që të zbatojë ndalimin për anëtarë ushtarakë transgjinor.

    Sipas The Guardian, departamenti i Mbrojtjes ka thënë se duke shqyrtuar të dhënat mjekësore do të zbulojë edhe persona të tjerë brenda ushtrisë që nuk janë paraqitur hapur si transgjinorë.

    Sipas zyrtarëve, që nga 9 dhjetori 2024 në detyrë aktive ka pasur mbi 4,000 trupa të diagnostikuar me disfori gjinore. Ndërkohë, në një deklaratë të dhënë, zëdhënësi i Pentagonit Sean Parnell ka treguar se 1,000 trupat që tashmë ishin vetëidentifikuar “do të fillojnë procesin e ndarjes vullnetare” nga ushtria.

    Ky ishte veprimi më i fundit nga administrata Trump që synon anëtarët transgjinorë të ushtrisë dhe veteranët transgjinorë.

    Kujtojmë se pas marrjes së detyrës, Trump lëshoi shumë urdhëra ekzekutivë të fokusuar te gjinia, ndërsa Departamenti i Çështjeve të Veteranëve (VA) filloi të merrte masa të ashpra ndaj kujdesit shëndetësor për veteranët LGBTQ+, duke filluar me shfuqizimin e direktivës 1341 të VA-së, duke hequr kështu gradualisht trajtimet për disforinë gjinore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark