Insajderi
Lajme

Për 24 orë, katër raste të dhunës në familje në Prishtinë

Insajderi
25 November 2025 - 09:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Për 24 orë, katër raste të dhunës në familje në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës, janë raportuar katër raste të dhunës në familje.

Ky fenomen që nuk është i panjohur në Kosovë, po ka rritje të vazhdueshme.

Derisa sipas Policisë, rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Fushë Kosovë e Podujevë.

Në pranga kanë rënë tre të dyshuar, derisa vetëm dy prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Më poshtë gjeni rastet e raportuara në Polici:

Prishtinë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar  tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë  / Raportohet se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes se tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Podujevë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar  tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark