Insajderi
Lajme

Për 26 vjet, BE investoi 3.7 miliardë euro në Kosovë

Insajderi
28 November 2025 - 18:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Për 26 vjet, BE investoi 3.7 miliardë euro në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovës ka ndarë shifrën e investimeve në vend.

Në njoftimin publik thuhet Tutje se blloku ndihmoi në zhvillimin e ekonomisë, forcimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e cilësisë së arsimit, kujdesit shëndetësor dhe infrastrukturës, përparimin e mbrojtjes së mjedisit dhe energjisë së qëndrueshme dhe promovimin e kulturës.

“Me 3.7 miliardë euro të investuara në Kosovë që nga viti 1999, BE-ja është ofruesi më i madh i ndihmës financiare dhe partneri juaj më i fortë dhe më i besueshëm. Mbështetja e BE-së po bën ndryshim të prekshëm në jetën e njerëzve, duke ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë. Në çdo hap, BE-ja është për krah jush, duke mbështetur progresin dhe duke ofruar mundësi”, shkruan zyra e BE-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark