×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Për 6 javë 43 mjekë ikën nga Kosova, Sejdiu tregon arsyet

    Insajderi
    23 February 2023 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në një afat kohor prej vetëm gjashtë javësh, nga Kosova u larguan plot 43 mjekë. Largimi i tyre nga vendi përkon me mundësitë që të njëjtit kanë për vazhdimin e punës në vendet evropiane.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu.

    “Prej një janari, tashmë gjashtë javë përafërsisht janë 43 mjek, të cilët janë larguar nga Kosova”, tha ai për Insajderin.

    Sejdiu shtoi se pavarësisht, rritjes së koeficientit, nuk dihet nëse trendi i largimit të mjekëve nga vendi do të ndaloj.

    Ai tha se arsyet kryesore pse ata po ikin nga vendi ka të bëj me çështjen e punësimit pasi mbi 360 nga ta janë pa punë. Ndërkaq arsyeja e dytë lidhet me kushtet e specializimit

    “Dy arsyet kryesore për të cilat mjekët e rinj janë duke u larguar është punësimi pastaj kushtet e punës dhe kushtet e specializimit. Ne kemi mbi 360 mjekë pa punë dhe shumica  e këtyre që po largohen janë prej asaj kategorie, mbi 60 për qind të tyre”, tha Sejdiu.

    Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës tha se mjekët janë të pakënaqur me vlerën e koeficientit për shkak se ka qenë pritja më e madhe si dhe rangimi i cili është kërkuar që të jetë më i lartë.

    Ai tha se mjekët nuk pajtohen me rangimin e njëjtë me psikologët klinik. Sejdiu thotë se janë duke shikuar me Zyrën Ligjore mundësinë e dërgimit të ankesës tek Avokati i Popullit, pasi që mjekët sipas tij janë diskriminuar duke u ranguar njëjtë me psikologët klinik.

    “Nëse rangohet psikologu klinik i cili ka tri vjet Bachelor dhe një vjet Master apo gjashtë mujor me një mjek i cili ka gjashtë vjet shkollim dhe i ka të gjitha kompetencat e trajtimit. Kurse psikologu klinik nuk e ka një gjë të tillë”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark