×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Për çka saktësisht u dënua këshilltari i Pecit, sa vota kishte vjedhur?

    Insajderi
    22 February 2023 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fajësinë e kishte pranuar para trupit gjykues për falsifikim të rezultateve të votimeve. Enis Osmani, këshilltari i Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, tashmë u shkarkua nga shefi i tij, shkruan Insajderi.

    Osmani e kishte marrë përsipër që në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2017, saktësisht në shkollën fillore “Xhevat Jusufi” në Mitrovicë, ku ishte kryesues ne vendvotimin 1115B/02d, të shtonte dhe të hiqte vota për disa kandidatë të subjekteve partiake garuese.

    Sipas aktakuzës, fajësinë në të cilin Osmani e ka pranuar, gjatë numërimit të tyre, ai u ka hequr votat disa kandidatëve dhe duke iu shtuar votat disa kandidatëve të tjerë, i ka regjistruar në mënyrë të pasaktë gjithsej 246 vota, 228 prej tyre si vota të shtuara dhe 18 prej tyre si vota te hequra, prej tyre të shtuara 56 për PDK, 112 për LDK dhe 60 për LVV dhe të hequra 8 për PDK dhe 10 për LDK.

    Me ketë Osmani kishte kryer veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit” nga neni 219 par.2 të KPRK-së.

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, pas disa mbrojtjeve që ia bëri personit të ngarkuar me akuza për vjedhje votash, u dorëzua dhe e shkarkoi.

    “Shumë shkurt, ai nuk do të jetë më pjesë e kabinetit tim”, u përgjigj Peci, në pyetjen se si do të veprohet me këshilltarin e tij.

    Enis Osmani është dënuar me 1 mijë e 500 euro gjobë pasi pranoi fajësinë për falsifikim të rezultateve të votimit./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark