×
  • Lajme
  • Lajme

    “Për dy muaj çmimet e barnave rriten deri në 15 për qind”- Kërkohet miratimi i ligjit që e cakton çmimin tavan

    Insajderi
    01 February 2023 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi kishte deklaruar se ligji për çmimet e paisjeve dhe produkteve medicinale është finalizuar dhe së shpejti do të procedohej tutje. Këtë deklaratë ai e kishe dhënë në korrik të vitit të kaluar në seancën e Kuvendit. Por edhe pse kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj, qytetarët e Kosovës nuk kanë përfituar asgjë tjetër pos ngritjes së çmimeve të baranave.

    Farmacisti Liridon Shala thotë se prej fillimit të luftës Rusi-Ukrainë përveç produkteve të tjera, edhe çmimet e barnave janë ngritur ndjeshëm.

    Çmimet kanë filluar të lëvizin kogja shumë. Kohëve të fundit po vërehet ma shumë sidomos te barnat që janë sublimente shtesë ka ngritje më së shumti. Prej 7 për qind deri 15 për qind  janë ngritur çmimet, madje me këtë trend pritet të ngriten akoma’’, ka bërë të ditur Shala për Insajderin.

    Se tregtarët po abuzojnë me ngritjen e çmimit të baranave e thotë Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve.

    Për Insajderin, Kodra deklaroi se barnatoret e këtyre personave më shumë janë duke funksionur si biznese sesa si institucione shëndetësore.

    Drafti i punuar nga grupi punues pak a shumë do të ndalë abuzimet pasi çmimi maksimal do të caktohet, mbi atë çmim nuk mund të shiten produktet. Mandej, poshtë tij mund të bëhen lëvizje por do të jenë më të favorshme për pacientin, nuk do të jenë abuzive”, ka theksuar ai.

    Sipas tij, Shoqatat e të drejtave të pacientëve në Kosovë do të kërkojë që komisioni që vendos për çmimin tavan të jetë më transparent.

    Komisioni që ka me e caktu çmimin e barnave, duhet të synojë që të ketë sa ma shumë transparencë gjatë caktimit të çmimit të barnave. Për një cent që ka ndryshuar çmimi për maska në QKUK diku 40 mijë euro ka qenë dallimi. Paramendojeni sa barnat kanë me kalu nëpër këtë komision, sa çmime kanë me u caktu, ndaj do të duhej të kishte më shumë transparencë në mënyrë që edhe shoqëria civile të ketë më shumë mundësi t’i monitorojë”, ka përfunduar Kodra. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark