Insajderi
Lajme

“Për fajin e Qeverisë Kurti, kosovarët humbën qindra miliona euro nga sanksionet e BE’së”

Insajderi
23 December 2024 - 08:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Për fajin e Qeverisë Kurti, kosovarët humbën qindra miliona euro nga sanksionet e BE’së”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka bërë një reagim të shkurtër pas lajmit për ndarjen e 100 eurove nga Qeveria Kurti për pensionistët dhe fëmijët nën moshën 16-vjeçare.

Hamiti, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, ka fajësuar qeverisjen aktuale për bllokimin e qindra milionë eurove si shkak i sanksioneve të BE’së ndaj Kosovës, shkruan Insajderi.

LEXO EDHE:

“Qytetarët e Kosovës kanë humbur qindra milionë euro për shkak të sanksioneve të BE-së tash e 18 muaj për fajin e Qeverisë së Albin Kurtit“, ka shkruar shkurtimisht Hamiti.

Së fundmi në raportin e konkluzioneve të Këshillit Evropian është thënë se kushti i vetëm për largimin e masave është de-përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark