''Për gjithë dashurinë ...", Egli Tako ndan një mesazh pas përfundimit të BBVA - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    ”Për gjithë dashurinë …”, Egli Tako ndan një mesazh pas përfundimit të BBVA

    Insajderi
    22 April 2025 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Big Brother VIP Albania, Egli Tako ka ndarë me ndjekësit një mesazh emocional përmes Instagramit.

    Në postimin e saj, ajo falënderon publikun për dashurinë dhe mbështetjen e pakushtëzuar gjatë rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Me shumë ndjeshmëri, Egli shkruan: “Çdo fund, është një fillim i ri!”, duke lënë të hapur mundësinë për projekte të reja apo edhe ndryshime në jetën personale.

    Ajo thekson se kjo përvojë i ka shtuar një kapitull të paharrueshëm në librin e jetës së saj dhe se ndjeshmëria e publikut ka qenë një bekim i vërtetë për të.

    Por ajo që ka ngjallur më shumë kureshtje është pikërisht fraza hyrëse, e cila ka bërë ndjekësit të aludojnë se marrëdhënia mes saj dhe Gjestit mund të ketë marrë fund. Megjithatë, nga ana e Eglit nuk ka asnjë konfirmim apo mohim të drejtpërdrejtë.

    Reagimi:

    Çdo fund, është një fillim i ri!

    Me përfundimin e kësaj eksperience, kam kuptuar se i kam shtuar librit të jetës sime një kapitull të cilin s’do e harroj kurrë!

    FALEMINDERIT nga zemra publiku im për gjithë dashurinë & mbështetjen e pakushtëzuar që ma keni dhënë, e vazhdoni ma jepni çdo sekondë. Jeni bekim e ju dua shumë secilin prej jush!

    Mezi pres të jem afër jush për gjithë dashnin që ma keni dhuruar.

    Endrra vazhdon..

    E juaja, Egli


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark