Një mësuese nga shkolla fillore në kryeqytet “Ismail Qemali” ka kërkuar nga kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ta ndalojë grevën, shkruan Insajderi.
Mësuesja është shprehur se Jasharaj duhet të tregohet më “burrë” se ata që e ofenduan.
“Fillimisht, jemi ndjerë keq presionin që është bërë ndaj jush, të urojë të qëndrosh i fortë kundrejt këtij presioni. Z.Rrahman Jasharaj kryetar i SBASHK-ut të them të drejtën jemi për ta vazhduar mësimin, ta them shkurt dhe shqip, pse, për arsye se e di që qeverisë asnjëherë si ka interesuar asnjëherë arsimi, e dimë poletizimin e skajshëm të arsimit, i dimë kushtet tona”, ka thënë ajo para mediave përcjell Insajderi.
“Të dy palët duhet me u lëshu pe…Ne gjithmonë duhet me u tregu më tolerant. Marrëveshja është që politika të mbajë duart larg arsimit, të mos ketë drejtor politik…Profesioni i mësuesit të jetë më i dëshiruara…”
“Për hir të fëmijëve, lësho pe kësaj herë bëhu më burrë se qata që të kanë fy”, u shpreh ajo.
‘Ne sot këtu jemi me pezullim të pagës”, theksojë ajo.
Qeveria pa bisedu me neve nuk e ndali grevën, tha Rrahman Jasharaj derisa shtoi se nuk mund ta ndali për shkak të disa individëve të caktuar.
/GazetaInsajderi