Transmetimi i sëmundjeve të ndryshme mund të bëhet edhe nga produktet kozmetike.
Produktet tuaja kozmetike duhet të ruhen në një vend të freskët, e të thatë. Në të vërtetë make-up-i nuk e duron lagështirën dhe nxehtësinë (të cilat favorizojnë shfaqjen e mikrobeve).
Lani mirë duart para se të prekni produktet kozmetike dhe pastroni rregullisht aksesorët tuaj të makijazhit. Së fundi, shmangni dhënien hua dikujt të produkteve të kozmetikës (sidomos të kuqin e buzëve).
I kuqi i buzëve mund të jetë përgjegjës për një sërë sëmundjesh të ndryshme të lëkurës dhe nuk duhet të ruhet për më shumë se një vit, transmeton Living.
Po rimeli? Kohëzgjatja e ruajtjes së rimelit është me e shkurtër, nga 3-4 muaj. Në rast të kundërt bakteret shtohen dhe shkaktojnë probleme tek sytë.
Peneli ruhet maksimumi 6 muaj ndërsa lapsat e buzëve deri në 2 vjet.
Fondatinat zakonisht rezistojnë deri ne 6 muaj, por edhe kjo varet nga përbërja. Produktet bio dhe hipoalergjike janë më të mira, por kanë më pak konservues dhe kohëzgjatja është më e shkurtër. Duhet ta keni parasysh se fondatinat e lëngshme rezistojnë më pak se ato kompaktet. Pudrat e ndryshme, ruzhin, mund t’i mbani nga 9 muaj deri në 2 vjet.
Kujdes! Edhe pse të gjitha produktet kanë një date skadence gjithçka varet nga data e hapjes por edhe nga mënyra e mirëmbajtjes. Nëse ato ruhen në një temperature mbi 29°C do të prishen më shpejt.
Për t’u mbrojtur nga bakteret duhet të pastrojmë mirë furçat. Në te vërtetë ne nuk i pastrojmë shpesh furçat me të cilat bëjmë makijazhin. Në fakt ato janë plot e përplot me baktere dhe irritojnë lëkurën tone. Një herë në javë duhet t’i lani ato dhe një herë në muaj duhet t’i ndërron.