×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Për kë po bien kambanat!

    Insajderi
    23 July 2022 - 23:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tri ditët e fundit janë bërë temë dite, në të gjitha mediat e vendit dhe më gjerë, aktet e dhunshme të fundamentalistëve vehabist që kanë ngritë krye në Podujevë dhe rrethinë.

    Sulmi brutal mbi imamin e xhamisë në Lupc të Poshtëm të Podujevës dhe trazirat në fshatin Halabak, tregojnë se radikalizmi islam po përhapet me shpejtësi edhe në vendin ku më parë ishte ruajtur me sukses islami tradicional dhe besimi në Zot.

    Në Podujevë me rrethinë nuk kishte pasur as edhe një rast të vetëm të shkuarjes në luftërat e huaja dhe vëllavrasjet me qëllim të imponimit me dhunë të një forme tjetër të adhurimit të Zotit dhe lutjeve për të. Këto raste janë alarm për shoqërinë tonë e cila synon ndërtimin e Kosovës si shtet demokratik ku bindjet politike dhe liritë fetare janë të garantuara me ligj dhe me kushtetutë.

    Manifestimet e tilla vehabiste, madje tash edhe shumë të dhunshme, që duken sheshazi edhe rrugëve, nuk kanë asgjë të përbashkët me bindjet dhe formën se si prindërit tanë kanë manifestuar bindjet e tyre fetare dhe besimin në zot. Është trimërues reagimi i kryeimamit të Podujevës, Bekim Jashari, por janë dëshpëruese reagimet e vakëta të BIK –ut dhe heshtja e plotë e faktorit politik. 

    Është momenti për një mobilizim të përgjithshëm shoqëror kundër këtij rreziku të kobshëm që po i kanoset shtetit dhe shoqërisë tonë. Heshtja ndaj këtyre akteve të dhunës dhe manifestimeve tjera radikale të kësaj natyre është pajtim me to. BIK-u është përgjegjës për situatën e krijuar dhe përshkallëzimin e saj të mundshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark