Insajderi
Lajme

Për një javë policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1 mijë gjoba

Insajderi
01 December 2025 - 11:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Për një javë policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1 mijë gjoba
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 476 gjoba dhe ka pezulluar 20 patentë shoferë.

Po ashtu janë raportuar 39 aksidente.

“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor. Gjatë javës së kaluar, nga data 24-30.11.2025, janë shqiptuar 1. 476 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 39 aksidente, nga të cilat: – 21 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 24 persona – 18 aksidente me dëme materiale”

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: – Stacionit më të afërt policor – Aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrin kujdestar 192.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark