Bullgaria është shembull në Ballkan për ndërtimin e paqes dhe mënyrës së ndërtimit të politikave integruese.
Kështu ka thënë sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është duke marrë pjesë në samitin e SEECP-së në Bullgari. Dhe u takua me homologun e tij bullgar, Rosen Plevneliev.
“Bullgaria është shembull për rajonin se si ndërtohet e ardhmja në paqe, duke nxjerrë mësime nga e kaluara. Nga një vend i mbyllur prapa perdes së hekurt, shumë shpejt është kthyer në një shtet që promovon partneritetin dhe integrimin”, shkruan Thaçi në Facebook.
Ai ka thënë se si njëra prej vendeve të para që ka njohur Kosovën, Bullgaria është përkrahëse e madhe e jona në skenën ndërkombëtare.
“Do të kërkojmë rrugë që bashkëpunimin e shkëlqyer që e kemi në rrafshin diplomatik ta zgjerojmë edhe në atë ekonomik dhe ushtarak”, ka thënë presidenti i Kosovës. /Insajderi.com