×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    Për tu bërë deputet i pakicave, duhet të kalohet kah Beogradi- Berisha ngrit alarmin

    Insajderi
    27 May 2023 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-Deputeti Veton Berisha ka dhënë një intervistë ekskluzive për InDoks. Në këtë intervistë ai ka folur për pasojat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që nuk doli në favor të tij.

    Ai, në ankesën e tij kishte pretenduar që janë orkestruar vota nga Lista Serbe, dhe si pasojë e këtij orkestrimi ai mbetu jashtë Kuvendit. Por, në një vendim, i cili ende nuk është publikuar i plotë, por vetëm njoftimi për të, ai nuk pati të drejtë. Kushtetuesja në thelb vendosi që vota është e lirë, që sipas Berishës, në fakt e lejoi orkestrimin e votave.

    Berisha në këtë intervistë të gjatë për InDoks ka treguar pasojat e këtij vendimi, për të ardhmen, por edhe për tash, ani pse vendimi kufizon që: ky rast nuk ka pasoja retroaktive.

    Kur pritej dalja e këtij vendimi, ishte folur edhe për mundësinë që po që se ai të dilte ne favor të Veton Berishës, mund të rrëzohej Presidentja Vjosa Osmani. Por, ai thotë, që nëse do të veprohej drejt, në fakt tash kur po lejohet orkestrimi votave, dhe si pasojë po për orkestrim janë larguar dy deputetë, ata ë i zëvendësuan janë të jashtëligjshëm dhe në fakt tash rrezikohet rrëzimi i Presidentes Osmani.

    Ai duke komentuar këtë vendim të Kushtetueses thotë që Lista Serbe në zgjedhjet e ardhshme do ti ketë 17 deputetë, dhe ky sipas tij është rreziku më i madh i këtij vendimi.

    Tutje ai ka thënë që me këtë vendim Gjykata Kushtetuese i ka detyruar përfaqësuesit e komuniteteve pakicë, jo-serbe, në Kosovë që të bëhen deputet vetëm nëse shkojnë fillimisht kah Beogradi, dhe merren vesh atje që të marrin vota, siç i quan ai, të orkestruara nga Lista Serbe.

    Intervistën e plotë e gjeni këtu:

    @GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark