Insajderi
Lajme

Për VV’në s’është problem veç Simiqi, por edhe Kujtim Shala

Insajderi
09 September 2026 - 12:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Për VV’në s’është problem veç Simiqi, por edhe Kujtim Shala
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka dalë me një qëndrim në rrjete sociale për ta sqaruar situatën e ndodhur pas procesit të votimit të nënkryetarëve në Kuvendin e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se Igor Simiq nga Lista Serbe e bëri propozimin për nënkryetar, duke thënë se është “në emër të popullit serb”, shkruan Insajderi.

Krahas kësaj, Kërçeli ka thënë se Kujtim Shala, nënkryetari i propozuar nga LDK’ja, është shprehur se s’do të bashkëpunojë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

“Kujtim Shala është deklaruar se është votuar për të mos bashkëpunuar me Albin Kurtin. Tash po i kërkon votat e Lëvizjes për tu bërë nënkryetar. Prej kujt po kërkon votë tash?! Ai që nuk ka votë madje as kundër Presidentit e as nuk rri në sallë?!”, deklaroi Kërçeli. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark