×
  • Sport
  • Sport

    Përballja me Vladimir Klitçkon, synimi i rradhës i Arnold Gjergjajt

    Insajderi
    20 March 2016 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hap pas hapi, boksieri i kategorisë së rëndë, Arnold Gjergjaj, po i afrohet sfidës më të rëndësishme të karrierës së tij të boksit.

    Në dhjetor 2015, boksieri nga Gjakova, Arnold “The Cobra” Gjergjaj (31) mposhti për 45 sekonda kundërshtarin kroat Marino Goles (21) me K.o. Kjo ishte fitorja e 29-të në 29 ndeshje, prej të cilave 21 me K.o. për Kobrën, shkruan “blick.ch“. Me këtë fitore Gjergjaj pati mundësi të jetë më i qetë për të menduar për ndeshjet e ardhshme.

    Kështu, viti 2016 për boksierin i cili jeton në Pratteln të Bazelit është i qartë. Ai do të tentojë të ndeshet me boksierët më të mirë në botë.

    Sipas informacioneve që vijnë nga klubi, Gjergjaj është në bisedime për organizuar një ndeshje më njërin nga boksierët më të mirë në botë, transmeton albinfo.ch.

    Ndonëse ende nuk është bërë më dije emri i kundërshtarit, megjithatë bëhet fjalë për emra të njohur botërorë si: Klitçko, Fury dhe Pulev. Aktualisht Gjergjaj mban titullin EBU – EE.

    Së bashku me trajnerin e tij Angelo Gallina, 31 vjeçari shqiptar me nënshtetësi zvicerane, është duke e shqyrtuar me vëmendje mundësinë që do të jetë me rëndësi të madhe për etapat e ardhshme të karrierës së tij.

    Rreth negociatave mbi meçin e ardhshëm, klubi nuk ka dëshirë të komentojë. “Diçka konkrete nuk mund të them”, thotë trajneri Galina, përcjell “albinfo.ch“. “Por ne dëshirojmë që hapin e ardhshëm ta bëjmë sa më shpejt. Kjo ka qenë gjithmonë në planin tonë”, thotë ai. (Albinfo.ch)

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark