×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Përballja për titullin e kampionit, Arteta ka një mesazh për Liverpool

    Insajderi
    03 February 2024 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Arsenal-Liverpool është supersfida e javës së 23-të së Premier League angleze. Dy gjigantët e futbollit të ishullit do të përballen të dielën në 17:30 në “Emirates Stadium”.

    Në një takim që do të përcaktojë se cila nga skuadrat do të rivalizojë Manchester City për titullin kampion.

    Në prag të duelit me kryesuesit e Liverpoolit, trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta, u shfaq besimplotë se skuadra e tij do të marrë një rezultat pozitiv.

    Në takimet e fundit ndaj Liverpoolit, ne kemi dominuar çdo aspekt, por na ka munguar saktësia para portës. Duhet të shfaqemi më të saktë dhe efikas. Jam shumë i emocionuar.

    Është gjithmonë një ndjenjë e bukur që të përgatitësh një ndeshje ndaj Liverpoolit. Ata janë një skuadër e shkëlqyer dhe që përpiqen të dominojnë. Avantazhi ynë është që luajmë në shtëpi, do të kemi mbështetjen e tifozëve”.

    Më pas, trajneri spanjoll i Arsenalit foli për hapat fals të ekipit të tij këtë sezon që e kanë penalizuar në ruajtjen e vazhdimësisë.

    Sigurisht që kemi bërë gabime këtë sezon. Por, e kemi treguar që mund t’i fitojmë ndeshjet e mëdha. Ne mundëm Manchester Cityn në Emirates. Çdo skuadër e ka të vështirë këtu”./SuperSport

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark