Perde nga lulet: A është ky parku më i bukur në botë? - Insajderi
×
LifeStyle

Perde nga lulet: A është ky parku më i bukur në botë?

Insajderi
05 March 2020 - 11:58
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ky park duket si vepër e vërtetë artistike

Vendi i preferuar për adhurues të luleve, po ashtu edhe për ata që e preferojnë pushimin në natyrë, transmeton Telegrafi.

Parku i luleve Ashikaga në Japoni është vendosur në qytetin Ashikaga, tetëdhjetë kilometra larg nga Tokio.

Konsiderohet vendi më i mirë në Japoni për studimin e glicinës (lloj i shelgut Wisteria), ndërsa disa e radhisin ndër parqet më të bukura në botë.

Shtrihet në rreth 94.000 metra katrorë, ndërsa është më i njohuri glicina e madhe – dru i cili është i vjetër rreth 150 vjet.

Falë këtyre luleve ngjitëse, i gjithë parku është i mbuluar me të ashtuquajtura perde lulesh në të gjitha ngjyrat e ylberit.

Parku është i hapur gjatë gjithë vitit, mirëpo rekomandohet ta vizitoni nga mesi i prillit deri nga fundi i majit kur bimët janë në lulëzim të plotë.

Çmimet e hyrjes arrijnë çmimin më të lartë prej 1.800 jenësh, gjë që është rreth 15 euro.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark