Përdhunimi dhe kërcënimet: këngëtarja e njohur dhe bashkëshorti nën akuza të rënda - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Përdhunimi dhe kërcënimet: këngëtarja e njohur dhe bashkëshorti nën akuza të rënda

    Insajderi
    14 August 2021 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nicki Minaj dhe bashkëshorti i saj, Kenneth Petty, janë paditur nga një grua për të cilën Petty u akuzua për përdhunim në vitin 1994.

    Gruaja, tani 43 vjeç, pretendoi se u sulmua me thikë kur ishte 16 vjeç në Queens, New York City, nga Petty. Ai u arrestua nën dyshimin për përdhunim, u shpall fajtor për tentativën e përdhunimit dhe kreu katër vjet e gjysmë burg.

    Së fundmi, viktima ka ngritur një padi duke pretenduar se Minaj dhe Petty, të cilët kanë një djalë 11-muajsh, e kanë kërcënuar që të heqë dora nga historia. Nicki akuzohet se ka kontaktuar familjen e viktimës dhe ka gënjyer ndjekësit e saj në rrjete sociale. Në padi pretendohet se reperja i ka ofruar gruas 500,000 dollarë për ta mbyllur historinë.

    Pasi Petty, 43 vjeç, u arrestua në mars të vitit 2020 pasi nuk ishte regjistruar në regjistrin e Kalifornisë që lidhet me abuzuesit seksualë, pretendohet se viktima u kontaktua nga një mik i fëmijërisë i cili veproi si ndërmjetës midis saj dhe Minaj

    Ai i dha Nicki-t numrin e gruas dhe reperja dyshohet se e ka telefonuar dhe i ka ofruar ta dërgojë atë dhe familjen e saj në Los Anxhelos nëse ajo mund ta “ndihmojë”. Thuhet se gruaja nuk e pranoi ofertën. Ajo gjithashtu hodhi poshtë ofertën e Nicki-t për të tërhequr akuzën për përdhunim.

    Në padinë e paraqitur në gjykatë, shkruhet se gruaja dhe familja e saj janë kërcënuar dhe kontaktuar nga shumë njerëz. Gjithashtu thuhet se reperja premtoi t’i dërgonte 20,000 dollarë dhe një video-mesazh vajzës 16-vjeçare të viktimës si “bonus”.

    Padia thotë se gruaja nuk ka punuar që nga maji i vitit 2020 “për shkak të depresionit të rëndë, paranojës, ngacmimeve dhe kërcënimeve” nga Minaj, Petty dhe bashkëpunëtorët e tyre. Shkruhet se ajo po jeton e izoluar në Florida nga frika e hakmarrjes.

    Padia kërkon dëmshpërblim të papërcaktuar. Ekipi ligjor i Nicki-t dhe bashkëshortit të saj ende nuk ka folur publikisht.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark