×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Përdorën bomba artizanale”, deputeti i VV-së jep detaje të sulmit të protestuesve serbë ndaj KFOR-it

    Insajderi
    06 June 2023 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, ka marrë pjesë në komisionin ku ishte prezent edhe drejtori i Policisë së Kosovës, i cili kishte raportuar për situatën në veri, me dyer të mbyllura.

    Dugolli për RTV Dukagjinin detaje nga raportimi i drejtorit për situatën e tensionuar në atë pjesë të vendit, si dhe për gjendjen e Policisë së Kosovës.

    Dugolli tha se grupet kriminale kanë përdorur armë të ndryshme, ndër to edhe “bomba artizanale”, të cilat sipas tij, i kanë ndërtuar profesionistët. Sipas tij, kjo armë i ka lënduar edhe ushtarët e KFOR-it në gjymtyrë e disa pjesë të tjera të trupit.

    “Po, ekzistojnë argumente të mjaftueshme [për bomba artizanale] që ata kanë përdorur edhe këtë lloj arme që kanë shkaktuar plagë në gjymtyrët e ekstremit të poshtme të KFOR-it”, ka thënë ai.

    Dugolli tha se situata ka eskaluar pasi grupe ekstremiste kishin ardhur në Kosovë, vetëm me këtë qëllim. Ata, sipas tij, kanë ardhur në Kosovë pas mitingut në Serbi.

    “E hëna ndryshoi gjithçka, sepse grupet kriminale nga Serbia, që atë ditë nuk kanë qëlluar në Kosovë, kanë pasur qëllim të shkaktonin kaos dhe ta mveshnin me petkun e një proteste popullore, por i doli boja atyre. Ata ngrenë dorë brutalisht edhe ndaj KFOR-it. Ka të lënduar nga KFOR-i, me armë zjarri, me bomba artizanale që janë krijuar nga profesionistë”, tha ai.

    Ai e akuzoi Serbinë se përmes krijimit të tensioneve, po tenton ta heqë vëmendjen nga marrëveshja e përgjithshme me Kosovën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark