×
  • Lajme
  • Insajderi

    Përdorimi i oksigjenit të pa licencuar gjatë pandemisë në Kosovë – Haxhiu hedh dyshime të rënda

    Insajderi
    03 April 2022 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu vazhdimisht gjatë pandemisë ka kritikuar qeveritë për keq-menaxhim të pandemisë.

    Kritika Haxhiu ka pasur për vaksinat, për spitalet e edhe për oksigjenin.

    I ftuar në InDoks të Gazetës Insajderi, Haxhiu ka sqaruar se ku e bazon dyshimin që ngrit se vdekjet nga Covid-19 mund të lidhen edhe me oksigjenin.

    “Raportet e furnizimit janë të cilat janë publikuar edhe nga mediat që disa prej spitaleve janë furnizuar me gaz industrial siç është rasti i Spitalit të Gjilanit, Prizren, Vushtrri edhe Kamenicë do të thotë Qendra e mjekësisë familjare atje dyshimet edhe statistikat flasin duke njohur përbërjen e popullatës tonë, që kemi një popullatë të re dhe Covid-19 ka atakuar kryesisht më shumë moshat e vjetra dhe ka rrezikuar më shumë ata në aspektin e shëndetit dhe humbjes së jetës, dhe kur kemi pas një popullate të re, ne do të duhej të kishim natalitetin apo siç e themi ne, numrin e rasteve të konfirmuara pozitiv dhe numrin e rasteve të vdekjes do të duhej ta kishim shumë më të ulët se vendet rajonit e BE-së sepse ne e kemi popullatën më të re”, ka deklaruar ai në InDoks.

    Cilat janë shifrat që gjatë hulumtimeve të tij i ka gjetur Haxhiu? Me cilat vende i krahason ai?

    “Krahasojmë me Serbinë që ka një popullatë të shtyrë, Serbia e ka letalitetin (siç i themi ne numrin e rasteve të vdekjeve) 0.8% ndërsa Kosova e ka 1.37% tash krahasojmë mes Kosovës rastet e vdekjeve me Serbi atëherë i bie që do të duhej të ishte e kundërta sepse kemi popullatë më të re, njësoj është edhe Shqipëria e ka 1.2%, numrin e rasteve të vdekjeve të konfirmuar dhe pozitave të Covid-19 dhe i vetmi vend rajon që ka vdekshmërinë më të lartë se Kosova është Maqedonia, ndërsa vendet tjera e kanë më të ulët. Krahasojmë edhe me vendet e Bashkimit Evropian që Franca e ka 0.5% nëse e krahasojmë Francën, popullatën e Francës me popullatën e Kosovës e kemi shumë të re, ose me SHBA-të që është 1.2 pra këto janë ato argumentet që na shtinë me dyshu që ka pasur probleme edhe ky furnizim me gaz industrial mund të ketë ndikuar negativisht”, është shprehur Haxhiu.

    Unë mendoj që prej vitit 2017-të kur në Kosovë patën ndodhë rastet e para të vdekjeve për shkak të oksigjenit që është konstatu në atë periudhë kohore, çdo shkelje dhe mos respektim i furnizimit me oksigjen sipas standardeve të kërkuar nga Agjencioni i Kosovës për Produktet dhe Mjetet medicionale  dhe mos licencimi i kompanive ose furnizimi me oksigjen, gaz nga kompani të pa licencuara atëherë paraqet vepër penale, paraqet rrezik të shëndetit të qytetarëve duhet të hetohet nga Prokuroria”, ka thënë ai.

    InDoks muaj më parë pati transmetuar dokumentarin “Misteri i Oksigjenit në Kosovë”. Aty ishte shpërfaqur edhe pse spitalet në qytetet e tjera ishin detyruar ndonjëherë të merrnin edhe oksigjen nga kompani të pa licencuara.

    InDoks pati publikuar një seri komunikimesh që janë zhvilluar në mes të Spitalit të Prizrenit dhe SHSKUK-së. Këto komunikime kanë përmbajtje shqetësuese. Në to, ka edhe reagime shumë të ashpra nga Prizreni në drejtim të institucionit që drejtohet nga Valbon Krasniqi. “A na tregoni se ku mund të shkojmë me këtë sasi kur dihet që i kemi 60 persona në oksigjeno-terapi”. “Reagoni sa nuk është vonë”, i thuhet qendrës në raste të tjera. Në një rast madje i është shënuar direkt që me këtë sasi oksigjeni që po e merrte Prizreni, e që ishte e pakët po rrezikohej jeta e pacientëve.

    Pasi që pothuajse për shumë raste Spitali i Prizrenit ankohej se ka mungesë oksigjeni, përgjegjësi kjo e Qendrës, ata iu shkruajnë se ne “nuk mbajmë përgjegjësi për më të keqen që mundet me ju ndodh pacientëve”

    Në këto shkëmbime Prizreni në shumë raste tregon që atyre iu mungon deri në 50% e sasisë që duhej ta kishin pasur parasysh numrin e pacientëve më Covid 19. 

    Dokumentari i plotë – Misteri i oksigjenit nën hetime

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark