Perëndimi godet sot Rusinë me të tjera sanksione  – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Perëndimi godet sot Rusinë me të tjera sanksione 

    Insajderi
    06 April 2022 - 08:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleatët perëndimorë pritet të godasin Rusinë me sanksione të reja sot, pas raportimeve për krime lufte në Bucha në fillim të kësaj jave.

    SHBA ka premtuar 100 milionë dollarë ndihmë ushtarake në formën e raketave për Ukrainën dhe është vendosur të zbulojë një paketë të re sanksionesh.

    Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se masat do të synojnë organet financiare dhe shtetërore ruse, si dhe disa zyrtarë dhe oligarkë.

    Psaki shtoi se masa do të “bëjë përgjegjëse kleptokracinë ruse që financon dhe mbështet luftën e Putinit”.

    “Sanksionet, të cilat pritet të përfshijnë një ndalim për të gjitha investimet e reja në Rusi, do të degradojnë instrumentet kryesore të pushtetit shtetëror rus, do të imponojnë dëm ekonomik akut dhe të menjëhershëm ndaj Rusisë”, u tha Psaki gazetarëve gjatë një konference shtypi në Uashington DC të martën.

    Sakaq, udhëheqësit e BE-së do të takohen për të miratuar planet për të ndaluar shitjet e qymyrit rus dhe për të ndaluar anijet ruse të hyjnë në portet evropiane.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark