×
  • Sport
  • Sport

    “Perez ka bërë një super stadium, por tani duhet ta rregullojë edhe barin” – Guardiola dhe Rodri me kritika për fushën

    Insajderi
    10 April 2024 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bari në “Santiago Bernabeu” ishte sërish protagonist dhe kishte një gjendje të keqe dhe shqetësuese në duelin ndaj Manchester Cityt.

    Pep Guardiola dhe Rodri nuk i fshehën kritikat pas rezultatit 3-3, në atë barazim spektakolar.

    Fillimisht ka qenë Pep Guardiola ai i cili ka folur, duke thënë se këtë kritikë nuk duhet ta marrin si të gabuar, duke thënë se para rinovimit, fusha ishte perfekte.

    “E vërteta është se stadiumi ka qenë mbresëlënës. Tani ata duhet të kujdesen vetëm për barin, vetëm duhet ta përmirësojnë këtë. Hapi tjetër për të cilin Florentino duhet të shqetësohet është të bëjë një fushë të mirë, siç kishte pasur gjithmonë Madridi”.

    “Mos e merrni këtë në mënyrën e gabuar, puna në Bernabeu është mbresëlënëse. E mbaj mend barin këtu si një qilim, një qilim i vërtetë dhe tani nuk është njësoj. Shpresoj që ata të përfundojnë edhe fushën”, la thënë Guardiola.

    Rodrigo gjithashtu foli për gjendjen e barit dhe siguroi se ajo dëmtoi lojën e Manchester Cityt .

    “Nuk ishte mirë, sidomos për mënyrën tonë të të luajturit, na dëmtoi pak”, deklaroi Rodri.

    Loja kthyese mes Man Cityt dhe Real Madridit është javën që vjen. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark