Insajderi
Insporti

Perez planifikon revolucion te Real Madridi: Tre emra të mëdhenj në horizont

Insajderi
29 May 2026 - 20:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Perez planifikon revolucion te Real Madridi: Tre emra të mëdhenj në horizont
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka ndezur entuziazmin e tifozëve me një premtim të madh përpara zgjedhjeve presidenciale. Gjatë kësaj jave, ai deklaroi se do të sjellë “më të mirët në botë” nëse rizgjidhet në krye të klubit.

“Ata do të vijnë, siç ndodh gjithmonë”, u shpreh Perez.

Ndërkohë, kanë filluar të qarkullojnë emrat e lojtarëve që mund të jenë pjesë e planeve të tij.

Sa i përket pankinës, duket se nuk ka shumë dilema për trajnerin e ardhshëm të Real Madridit në rast se Perez fiton zgjedhjet e së dielës së ardhshme, ku përballet me Enrique Riquelmen.

Sipas raportimeve, Jose Mourinho tashmë ka firmosur kontratën për të zëvendësuar Alvaro Arbeloan.

Megjithatë, situata mbetet më e paqartë sa u përket afrimeve të reja në skuadër.

Mourinho raportohet se e ka prioritet përforcimin e qendërmbrojtjes dhe mesfushës qendrore, ndërsa synon gjithashtu të rrisë cilësinë në repartet e mbrojtjes anësore.

Sipas “Cadena COPE”, Florentino Perez ka tre objektiva kryesorë në mendje në rast rikthimi në pushtet.

Emri i parë është Victor Munoz, i cili u transferua te Osasuna verën e kaluar. “Los Blancos” ruajnë një klauzolë riblerjeje prej 8 milionë eurosh për ish-talentin e akademisë së tyre.

Për repartin defensiv, Real Madridi po lidhet fort me mbrojtësin e Interit, Alessandro Bastoni. Mbrojtësi italian ka qenë shpesh në radarët e Barcelonës muajt e fundit, por klubi katalanas thuhet se ka pezulluar bisedimet për shkak të dyshimeve të Hansi Flick lidhur me profilin e tij.

Në mesfushë, Perez synon një goditje të madhe në merkato me Joao Nevesin e Paris Saint-Germainit. Edhe bashkëlojtari i tij Vitinha është përmendur më herët si një objektiv ëndrrash për Real Madridin, por Neves konsiderohet si një përforcim i jashtëzakonshëm për “Los Blancos”.

Një nga sfidat më të mëdha që Mourinho pritet të përballet sezonin e ardhshëm mbetet sulmi i Real Madridit.

Vinicius Junior dhe Kylian Mbappe ende nuk kanë arritur të gjejnë harmoninë e plotë në fushë, ndërsa asnjëri prej tre trajnerëve të fundit nuk ka mundur të krijojë ekuilibrin ideal me të dy yjet në formacion.

Për këtë arsye, Mourinho pritet ta ketë zgjidhjen e kësaj çështjeje si prioritetin kryesor në rikthimin e tij të mundshëm në “Santiago Bernabeu”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark