Insajderi
Lajme

Përfaqësues të Listës Serbe takojnë zv/komandantin e KFOR-it, flasin edhe për gjendjen në veri

Insajderi
31 August 2024 - 17:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përfaqësues të Listës Serbe takojnë zv/komandantin e KFOR-it, flasin edhe për gjendjen në veri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëvendëskomandanti i misionit të KFOR-it, gjeneral brigade Federico Bernacca, ka pritur sot një delegacion të partisë politike Lista Serbe, në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë.

Në një njoftim të KFOR-it, thuhet se gjenerali Bernacca  dëgjoi shqetësimet e shprehura nga delegacioni vizitues. Ai theksoi se “KFOR-i ka një prani të dukshme dhe fleksibël në mbarë Kosovën dhe është i përgatitur mirë për të adresuar çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë”.

“Ai përsëriti përkushtimin e palëkundur të misionit për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij të gjatë të OKB-së. Në këtë drejtim, KFOR-i vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Pjesëtarë të Listës Serbe është raportuar se gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar një takim edhe me ambasadorët e shteteve të Quint-it në Prishtinë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark