×
  • Sport
  • Sport

    Përfaqësuesja e Kosovës vlen më shumë shumë se ajo e Rumanisë

    Insajderi
    12 September 2023 - 18:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesja e Kosovës është mysafire e Rumanisë në takimin e vlefshëm kualifikues për “Euro 2024”, i cili do të zhvillohet në stadiumin ‘Arena Nationale’ nga ora 20:45. Të dy ekipet janë thuajse të kompletuara dhe me shumë lojtarë të njohur pjesë e formacioneve dhe ekipeve në përgjithësi.

    Sipas vlerave zyrtare në faqen e specializuar të statistikave dhe transferimeve “Transfermarkt”, Kosova vlen për disa miliona më shumë se Rumania. Ekipi i Kosovës i përbërë nga 27 lojtarë ka një vlerë tregu prej 98.40 milionë eurosh. Lojtari më i vlefshëm në ekipin e përzgjedhësit Primoz Gliha është Amir Rrahmani i Napolit me vlerë 25 milionë euro.

    Në anën tjetër, ekipi i Rumanisë se Edvard Jordanesku i përbërë nga 26 lojtarë ka një vlerë tregu prej 76.55 milionë eurosh. Lojtarët më të vlefshëm të rumunëve janë Razvan Marin dhe Radu Dragusin, me vlerë tetë milionë euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark