Përfitimet që vijnë nga hudhra e zezë - Insajderi
×
LifeStyle

Përfitimet që vijnë nga hudhra e zezë

Insajderi
05 September 2019 - 10:40
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ajo vjen nga hudhra e rregullt e ekspozuar ndaj temperaturave të larta, për një periudhë prej tre deri në katër javë. Ky proces e hudhrën në ngjyrë të errët.

Hudhra e zezë është përdorur gjerësisht në pjatat e këndshme dhe të ëmbla. Disa kuzhinier e përdorin këtë përbërës unik në mish dhe ëmbëlsira për aromë shtesë.

Japonia, Koreja e Jugut dhe Tajlanda janë ndër vendet që kanë përdorur prej kohësh hudhrat e zeza për gatim. Por ajo ka marrë vëmendje në të gjithë Azinë dhe Sh.B.A-në gjatë viteve të kaluara.

Përfitimet shëndetësore të hudhrës së zezë duken të ngjashme me ato të papërpunuara. Por hudhra e zezë  përmban sasi më të larta të antioksidantëve dhe jep një shije dhe aromë tjetër.

Hudhra e zezë është gjithashtu një burim i mirë i kalorive, proteinave, fibrave, hekurit, vitaminës C dhe kalciumit, sipas DrAxe.com.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark