×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Përfituesi milionësh i tenderëve futet në listë të zezë

    Insajderi
    26 October 2022 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kompania “Europrinty”, figuron se është borxhli i Administratës Tatimore. Nuk i ka të paguara tatimet. Po ashtu, kompania nuk posedon vërtetim që nuk është nën hetime. Këto dy fakte inkriminuese për kompaninë janë zbuluar në një vendim të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

    Kompania është futur në listë të zezë nga OSHP-ja, pasiqë ka tentuar të vë në lajthitje dy komuna të Kosovës, Rahovecin e Vushtrrinë, duke tentuar të fitonte tenderë pa i plotësuar kriteret bazike për përfitimin e fondeve publike.

    Gjykata e Tenderëve, tashmë ia ka ndaluar “Europrinty” të marrë pjesë në tender për një periudhë prej 3 muajve, shkruan Gazeta Insajderi.

    “…për periudhën kohore në kohëzgjatje 3 muaj , duke filluar nga data 25.10.2022 gjerë me datë 25.01.2023 për shkak mos përmbushjes së detyrimeve ligjore…”, thuhet në vendimin e gjykatës.

    Pas kërkesës që komuna e Rahovecit i kishte bërë Operatorit Ekonomik “Europrinty”, për dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar, nga kjo kompani kanë deklaruar se nuk kanë mundësi t’ua sigurojnë vërtetimin nga ATK, duke kërkuar që kontrata të nënshkruhet pa këtë dokument.

    Në këtë rast, Komuna e Rahovecit ka njoftuar se nuk mund të nënshkruaj kontratën meqë pala ndodhet në një proces gjyqësor.

    Pas kësaj, KRPP-ja ka njoftuar se një kontratë e tillë nuk mund të nënshkruhet duke i rekomanduar Komunës së Rahovecit të vazhdojë me tenderuesin e radhës.

    Njësoj është vepruar edhe në rastin me Komunën e Vushtrrisë.

    Si rrjedhojë, “Europrinty” tanimë është vendosur në Listën e Zezë.

    Kompania “Europrinty” është nën pronësi të Hajriz Zabelit, Arbënor e Albert Zabelit. Figuron e regjistruar qysh nga viti 2000. Njihet si kompani që ka përfituar miliona tenderë publikë në Kosovë.

    Duke u bazuar në të dhënat e platformës “Prokurimi i Hapur”, “EUROPRINTY” ka përfituar 71 kontrata nga organizatat publike buxhetore.

    Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), “Europrinty” ka deklaruar kapital afro 9 milionë eurove apo 8.925.892 euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark