Insajderi
Lajme

Përfshihet nga zjarri një deponi veturash dhe plantacion pemësh në Hajvali

Insajderi
28 August 2025 - 09:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përfshihet nga zjarri një deponi veturash dhe plantacion pemësh në Hajvali
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një zjarr i madh ka përfshirë mëngjesin e sotëm një deponi të veturave të vjetra si dhe një plantacion të mbjellur me pemë në Hajvali.

Policia ka njoftuar se rasti është raportuar rreth orës 11:43 të datës 27 gusht 2025, ndërsa njësitë zjarrfikëse së bashku me ekipet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes duke arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga ekipet relevante policore për të sqaruar shkaqet e zjarrit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark