Përfundojnë pa marrëveshje bisedimet për paqe në Siri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Përfundojnë pa marrëveshje bisedimet për paqe në Siri

    Insajderi
    15 July 2017 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Raundi i shtatë i bisedimeve për paqe në Siri, i cili organizohet nga OKB, ka përfunduar në Gjenevë pa ndonjë shenjë të arritjes së marrëveshjes.

    “Ne kemi përparuar në disa aspekte, ashtu siç kemi shpresuar”, ka thënë i dërguari special i OKB-së për Siri, Staffan de Mistura.

    Ai i ka dhënë këto deklarata pas një prezantimi të shkurtër para Këshillit të Sigurimit të OKB-së për bisedimet e zhvilluara.

    Mistura ka pasur takime të ndara gjatë javës me përfaqësuesit e qeverisë siriane dhe grupeve opoziatare, pasi dy palët nuk kanë pranuar që të bisedojnë me njëra-tjetrën.

    I dërguari special i OKB-së, e ka konsideruar si sukses ngushtimin e dallimeve ne mes të tri grupeve opozitare, dhe sipas tij ato tani kanë një pozicion më të bashkuar.

    Mosmarëveshjet në mes të grupeve opozitare janë arsyeja kryesore pse përfaqësuesit e presidentit sirian Bashar al-Assad, nuk pranojnë të negociojnë me këto grupe.

    Mistura ka thënë se dëshiron të bashkojë grupet opozitare përpara se të nisin bisedimet e perbashkëta edhe me qeverinë, duke shtuar se shpreson që ky hap do të arrihet deri në raundin e ri të bisedimeve që pritet të nisin në shtator.

    Ai ka paralajmëruar se përpjekjet jashtë negociatave për të luftuar grupet terroriste në Siri, janë të prira drejt dështimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark