12:51 - 02 Mars 2023

Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë e Ferizajt kanë përfunduar aksionin e nisur mëngjesin e sotëm në tri komuna të ndryshme që ndërlidhet me rastin “Brezovica”. Nga ky aksion janë arrestuar mbi 10 persona bëjnë të ditur burimet e Gazetës.

Aksioni ishte zhvilluar në Ferizaj, Prishtinë dhe Vushtrri.

Prokurori i rastit, Rasim Maloku tha për Insjaderin se aksioni ka përfunduar.

“Po ka përfunduar aksioni”, tha shkurt ai.

Sipas kryeprokurorit të Ferizajt, Shukri Jashari, janë bastisur 21 auto sallone, shtëpi dhe lokale.

Sot, është duke e realizuar një aksion i cili ka rrjedh në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”, ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur njëzet e një (21) autosallone, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme”.

Bastisjen janë kryer për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajde”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Detyrimi”.

“Konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt dhe Vushtrrisë, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajde”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Detyrimi”, tha Jashari.

Insajderi sjelli ekskluzivisht emrat dhe bizneset e bastisura: