Policia e Kosovës është larguar nga pjesa veriore e Mitrovicës, pasi ka përfunduar aksioni.
Nga veriu raportohet se automjetet e blinduara janë parë të kthehen në pjesën jugore të qytetit.
Gjatë këtij aksioni ka pasur ndër të tjera edhe gaz lotsjellës, gjithashtu është djegur një veturë.
Gjatë aksionit, pjesëtarët e Policisë janë sulmuar nga banorët serbë me gurë.
Sot Policia e Kosovës ka nisur aksion të gjerë për konfiskim të mallrave të kontrabanduara.