×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Përfundon debati në Kuvend për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, nuk ka rezolutë

    Insajderi
    26 April 2023 - 19:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka përfunduar seanca e kuvendit në të cilën u debatua për gjendjen e krijuar në KEK, pas arrestimit të kryeshefit të kësaj koorporate, Nagip Krasniqit.

    Debati për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka ngjallur akuza dhe kundër akuza për keqpërdorime dhe korrupsion ndërmjet deputetëve të pushtetit dhe atyre të opozitës.

    Kjo seancë ishte thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës, bashkë me nënshkrimin e 40 deputetëve të tjerë, ndërsa, në pjesën e fundit të seancës, në sallë mbetën veç 21 deputetë.

    Ndërkohë, u vendos që në një prej seancave parlamentare në ditët në vijim të prezantohet dhe votohet rezoluta e PDK-së dhe partive opozitare lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës.

    Kyreparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se në mungesë të deputetëve, Rezoluta për debatin e radhës prezantohet dhe hedhet në votim në seancat e ardhshme të Kuvendit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark