Përfundon intervistimi i Haki Abazit, ja çka thotë ai para mediave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Përfundon intervistimi i Haki Abazit, ja çka thotë ai para mediave

    Insajderi
    21 February 2023 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Haki Abazi, pas intervistimit nga Prokuroria Speciale ka thënë se çështja e provave të Astrit Deharit i takon pikërisht institucionit që e ka marrë në pyetje.

    “Nuk flasë fare, dhe nuk mundem me dhënë asnjë informacion mbi këtë çështje meqë janë çështje të Prokurorisë dhe hetuesisë”, ka thënë Abazi pas intervistimit nga Prokuroria Speciale, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Ajo që them unë edhe si deputeti edhe qytetar i lirë i Kosovës, të cilit i garantohet e drejta e fjalës shërbimi në interes të publikut nuk do të ndalet pavarësish limitimeve që mund të ekzistojnë nga presioni deri në realizimin e të drejtave të mija si deputet dhe qytetar në një shoqëri normale”.

    “Pjesa tjetër është poltike, dhe mund ta kuptoni se presioni mund të shkojë në drejtime të ndryshme, por ajo që më duhet të them është se shkarkimi im nga kryetari i Komisionit vije pë shkak të guximit tim për të çel tema dhe për të bërë pyetje të guximshme”, tha tutje Abazi para mediave, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Ai ditë më parë tha se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari.

    Ai gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria duhet të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun si dhe Dejona Mihalin, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajrami.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark