Përfundon mbledhja e PDK-së: Qëndrimet s’kanë ndryshuar, vendimet i lëshojmë në komunikatë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon mbledhja e PDK-së: Qëndrimet s’kanë ndryshuar, vendimet i lëshojmë në komunikatë

    Insajderi
    14 April 2025 - 19:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PDK-së, deputetët e kësaj partie kanë deklaruar se qëndrimet e tyre nuk kanë ndryshuar, ndërsa vendimet e marra në mbledhje do të bëhen të ditura përmes një komunikate, raporton Ekonomia Online.

    “Për cdo gjë lëshojmë komunikatë, ndërsa qëndrimi është thënë para dy ditësh”, ka thënë deputeti i kësaj partie, Enver Hoxha.

    Njëjtë është shprehur edhe deputetja Eliza Hoxha, e cila po ashtu tha se vendimet do të komunikohen më vonë.

    Anëtari i kryesisë, Mërgim Lushtaku, deklaroi se PDK nuk ka ndërruar qëndrim, ndërsa

    “Si parti i kemi organizuar të gjitha rrethanat politike dhe sigurisht që qëndrimi mbetet i njëjtë. Presim deri nesër për të parë zhvillimet e mëtutjeshme”

    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, tha se nuk kanë marrë asnjë vendim e se më vonë do të dalin me deklaratë.

    “Nuk kemi marrë asnjë vendim, më vonë do të dalim me një deklaratë.”

    Ndërsa deputeti Genc Prevlukaj theksoi se nuk ka ndonjë informacion sa i përket mbledhjes.

    “Nuk mund të them asgjë, është zyra për komunikim ajo që mund t’ju informojë.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark