Gjeorgjia dhe Çekia i kanë ndarë pikët në ndeshjen e dytë të grupit F. Ndeshja që u zhvillua të shtunën në Hamburg përfundoi me rezultat 1:1. Të dyja përfaqësueset ende nuk kanë arritur fitore në “Euro 2024”. Për Gjeorgjinë ishte pikë historike, pasi është hera e parë që merr pjesë në gara madhore.
Çekët e filluan më mirë pjesën e parë, duke rrezikuar me disa goditje të fuqishme, por ishin gjeorgjianët ishin më efikas para porte.
Në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë, Gjeorgjia realizoi për 1:0.
Nga penalltia realizoi Georges Mikautadze.
Në fillim të pjesës së dytë, Gjeorgjia i kishte disa raste shënimi, por nuk arriti që ta dyfishojë rezultatin.
Sulmuesi i Bayer Leverkusenit, Patrik Schick, i barazoi shifrat për Çekinë në minutën e 59-të.
Çekët realizuan edhe një gol në pjesën e parë, por që iu anulua për shkak të prekjes me dorë nga sulmuesi Adam Hlozek.
Portieri Giorgi Mamardashvili ishte më meritori te Gjeorgjia që nuk pësoi disfatë nga Çekia. Ai kishte disa pritje të mira gjatë gjithë ndeshjes.
Çekia pas ndeshjes dy ndeshjeve të zhvilluara renditet në vendin e tretë me një pikë.
Me një pikë është edhe Gjeorgjia që e mbanë pozitën e fundit në tabelë.
Në të njëjtin grup, Portugalia takohet me Turqinë. Të dyja këto shtete kanë nga tre pikë.
Derisa rezultati i sotëm 1:1 i konvenon shumë Kombëtares së Shqipërisë, për kualifikim eventual nga pozita e tretë në grupin e saj.