Ka përfunduar numërimi i votave në Shtime. Sipas rezultateve, më së shumti vota ka fituar Lëvizja Vetëvendosje me 49.18 për qind, përkatësisht 5,222 vota.
E dyta është renditur Partia Demokratike e Kosovës me 30.72 për qind apo 3,262 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 15.12 për qind, ose 1,606 vota. E katërta është renditur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1.85 për qind, apo 196 vota.
Nga radhët e Vetëvendosjes, kandidati më i votuar ishte Albin Kurti me 4,314 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 3,556 vota. Në mesin e pesë më të votuarve janë edhe Naim Rexhaj me 2,054 vota, Hekuran Murati me 1,715 vota dhe Albulena Haxhiu me 1,652 vota.
Tek PDK-ja, më së shumti vota mori Bedri Hamza me 2,710 vota. Pas tij renditen Përparim Gruda me 1,574 vota, Rrahman Jakupi me 1,468 vota, Arian Tahiri me 1,387 vota dhe Uran Ismaili me 1,272 vota.
Ndërkaq, në LDK kandidati më i votuar ishte Vjosa Osmani Sadriu me 1,091 vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku me 1,043 vota. Në pesëshen më të votuar figurojnë edhe Doarsa Kica-Xhelili me 829 vota, Frosina Berisha Ahmeti me 783 vota dhe Hykmete Bajrami me 567 vota.
Sa i përket AAK-së, më së shumti vota ka marrë Ardian Gjini me 155 vota. Pas tij renditen Ramush Haradinaj me 124 vota, Bekë Berisha me 114 vota, Daut Haradinaj me 113 vota dhe Besnik Tahiri me 112 vota.